Montobio: Tryeza hapi i parë për krizën, KiE vjen në Tiranë
TIRANE- Gjatë një interviste ekskluzive për News 24, Ambasadori spanjoll Manuel Montobio ka përshëndetur tryezën e dialogut të sotëm, ku Rama dhe Berisha u ulën për bisedime, të thirrur nga Topi. Ambasadori spanjoll ka theksuar se kjo tryezë ishte hapi i parë i kompromisit dhe se klasa politike duhet të gjejë vetë një zgjidhje.“Përshëndes tryezën e thirrur nga presidenti. Bisedimet e sotme ishin hapi i parë për të zgjidhur krizën. Klasa politike duhet ta zgjidhë vetë krizën, pasi kjo është shumë e rëndësishme për procesin e integrimit të Shqipërisë” Montobio ka deklaruar për News 24 se më 22 shkurt në Tiranë do të vijnë dy anëtarë KiE, për të parë hapat me të cilat po zgjidhet kriza dhe jo për ta zgjidhur atë.“Për të parë hapat me të cilat do të zgjidhet kriza politike në Shqipëri, më 22 shkurt do të vijnë në Tiranë një delegacion i përbërë nga 2 anëtarë. Nuk do të vijnë për të zgjidhur krizën por për të parë haat me të cilat ajo po zgjidhet nga politika shqiptare” – ka theksuar më tej ambasadori spanjoll.(m.a/News24/BalkanWeb)