E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan: Vazhdon ofensiva masive kundër talebanëve

Mijëra trupa amerikane, britanike dhe afgane po përparojnë në jug të
Afganistanit në qytetin Marjah në ditën e parë të një ofensive masive ushtarake
për të eliminuar bazat e talebanëve.

Helikopterë amerikanë, transportues të forcave të armatosuar dhe mjete për
heqjen e minave, zbritën në komunitetin bujqësor të provincës së Helmandit
ditën e sotme.

Gazetarët që janë pranë forcave të koalicionit, thanë se kanë dëgjuar të shtëna
armësh dhe goditje raketash teksa ushtarët kanë lëvizur nga vendqëndrimi në
vendqëndrim, duke pastruar rrugën për hyrjen e më shumë trupave.

Komandanti i ushtrisë afgane Sher Mohammad Zazai tha se të paktën 20
militantë talebanë u vranë gjatë një përballjeje, në dy zona gjatë ditës së
parë të ofensivës së koalicionit. Ai tha se 11 kryengritës  të tjerë u kapën.

NATO tha se një shpërthim bombe në anë të rrugës, vrau  tre pjestarë të shërbimit amerikan si dhe një
ushtar në Afganistanin jugor, ndërsa goditja me armë zjarri e një tjetër pjestaai
të forcave amerikane, e çoi në pesë numrin e të vrare sot. është e paqartë nëse
këto incidente kanë lidhje ose jo me ofensivën.

Ofensiva e paralajmëruar ushtarake,- e quajtur operacioni Moshtarak, që
përkthehet - "Sëbashku" në gjuhën dari- është më e madhja që kur qeveria e Talebanit
u rrëzua në vitin 2001. //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›