Fushë-Krujë, banorët protestojnë kundër fabrikës së cimentos
FUSHE KRUJE-Dhjetra banorë të fshatit Picrrakë kanë protestuar sërish kundër Fabrikës së Cimentos në Fushë Krujë. Ata fajësojnë firmën përgjegjese se nuk ka zbatuar kontratën për dëmshpërblimin për tokën.
Për rreth 2 orë banorët bllokuan tërësisht rrugën në hyrje të fabrikës dhe nuk kanë lejuar mjetet të vazhdojnë punën.
Ata pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer financiarisht për tokat dhe as për ndotjen që sipas banorëve shkakton fabrika. “Nuk kemi marrë asnjë qindarkë për tokat. Ndotja nga fabrika po na shkatërron shëndetin”, shprehen banorët e shqetësuar. Banorët insistojnë që të zbatohet kontrata nga firma, përndyrshe paralajmëruan ata “do të vazhdojmë me këtë qëndrim madje duke bllokuar dhe punën në fabrikë nëse nuk merren parasysh kërkesat e tona”.
Banorët e Picrrakës kanë protestuar dhe herë të tjera lidhur me këto probleme. që sipas tyre nuk po gjejnë zgjidhjen e duhur nga autoritetet përkatëse.
(d.b/BalkanWeb)