Pediatri Polikron Çelo: Fshikat brenda gojës mjekohen me antiviral
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Me këtë emër kemi parasysh një mahisje të veçantë të cipave të hapësirës së gojës me natyrë të njohur dhe të panjohur. Pavarësisht nga shkaqet, të përbashkët kanë dhimbjet, shpesh „terrorizuese“.Dy janë stomatitet që hasen më shpesh: 1 - stomatiti herpetiform dhe 2 - stomatiti aftos. Stimatiti herpetiform është ndër më të shpeshtit, sidomos në moshat nga 1 në 2 vjeç. E veçanta është se në fëmijët e vegjël preken kryesisht mukozat e gojës, ndërsa në të rriturit dhe lëkura.
-Si bëhet infektimi?
Burim infeksioni është fëmija i sëmurë (me ose pa shënja). Gjatë kontaktit direkt, virusi me anë të pështymës ose spërkëlave të saj kalon në gojën e fëmijës së shëndoshë, dukuri që bën të përhapet shpejt duke prekur ndonjëherë familje e kolektiva të tëra (çerdhe, kopshte etj).
-Cilat janë shenjat?
Nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e shenjave të para, kalon një periudhë e heshtur (pa shqetësime) që zgjat nga 2 deri në 12 ditë; mesatarisht 6 ditë. Fillimi është i menjëhershëm: Me temperaturë 38-38 ½, dhimbje goje (fëmijët e vegjël e shprehin duke mos pranuar ushqimin e zakonshëm), jargë të shumta dhe skuqje të mishrave të gojës. Në të njëjtën kohë, fillojnë të shfaqen disa elemente të veçantë me përmasa të vogla, në formën e fshikëzave ngjyrë në të bardhë që shtrihen më tepër brenda faqeve, buzëve dhe mishrave të dhëmbëve, qiellzës dhe gjuhës, pa kursyer asnjë pjesë tjetër si p.sh. bajamet. Shpesh këto elemente përfundojnë në plagë (ulçeracione), shkak për shtimin e mëtejshëm të dhimbjeve dhe gjakosje. Në këto rrethana keqësohet gjëndja e përgjithshme. Duke mos marrë lëngje, mund të shfaqen shenjat e humbjes së tyrë (dehidrimit) duke rënduar më tepër gjëndjen. Në disa raste, infeksioni, me anë të pështymës përhapet jashtë saj duke shkaktuar fshikëza (vesikula) të ngjashme me ato të gojës, në fytyrë, qafë dhe gishtat e duarve.
-Cila është ecuria?
Mbas 6-7 ditësh me temperaturë dhe shqetësimet që përmendëm, shënjat gradualisht zbuten dhe fëmija fillon të marrë ushqimet më mirë. Shërimi i plotë arrihet mesatarisht mbas 15-20 ditë
-Si mjekohet?
Dhënia e hershme e një medikamenti antivirusal (psh Aciklovirit ose Zoviraks) ndikon në një farë mase në zbutjen e shënjave dhe parandalimin e përsëritjeve. Mjeku mund t’i japë në formën e pomadës 5% direkt në gojë (ose për të lyer lëkurën e prekur), 4-5 herë në ditë. Në raste të tjera, pomada mund të kombinohet dhe me dhënien e tyre për t’u pirë (15 mg për çdo kg të peshës në vaft – fëmijëve nën 2 vjeç u jepet gjysma e dozës) 4-5 herë gjatë ditës, për një javë. Mundohuni të zgjidhni ushqime që nuk ngacmojnë gojën si qumësht, supëra me lëng mishi e çdo gjë tjetër, që preferon fëmija. Nuk bëhet fjalë për dietë, po për ushqime që nuk shkakatojnë dhimbje. Një akullore e mirë psh, jo vetëm qetëson dhimbjet, po plotëson dhe një pjesë të kalorive. Jepini lëngje (fëmijët i pëlqejnë më mirë pak të ftohta), sasia e tyre duhet shtuar sidomos kur janë me temperaturë.
Stomatiti aftos, edhe nga mungesa e hekurit dhe Vit. B12
Trajtimi është shumë i vështirë, sepse nuk ka medikamete mjekuese, por vetëm qetësuese
Mund të shfaqet e vetme me një element (quhet aftë) ose në numur më të madh e me përsëritje të herëpas’hershme (stomatit aftos recidivant).
Si shfaqet?
Aftat, këto plagë shquhen për formën në të rrumbullaktë e përmasa më të mëdha se të stomatitit herpetiform (duke filluar nga disa deri në 10 cm). Mjaft të dhimbshme, zakonisht pa temperaturë, me përmasa rreth 2 ½ cm. Vërehen më tepër në pjesën e mbrendshme të faqeve e buzëve, po mund të prekin gjuhën, qiellzën dhe ndonjë pjesë tjetër të hapësirës së gojës. Ato kanë formë në të rrumbullaktë, anash me gjyrë të kuqërrëme, në mes të bardhë në të verdhë dhe pak të thelluar. Përveç formës së zakonshme njihet forma e vogël (minore) me elemente më të vogla e të shumta në numër që përsëritet shpesh shoqëruar me dhimbje të forta. Forma e madhe (maxhore), numri i aftave është më i vogël, por me përmasa më të mëdha e të thella duke përfunduar në cikatrice. Sjell të njëjtat shqetësime si e para, po sëmundja zgjat më tepër (shërimi arrihet mbas disa javësh ose muajsh). Forma herpetiforme është tepër e rrallë, por kur shfaqet, ka ecuri të zgjatur dhe dhimbje të forta.
-Cilat janë shkaqet?
Shkaqet mbeten ende të panjohura; po dihen disa faktorë që ndikojnë në shpërthimin e saj, si ushqimi i pa përshtatshëm (sidomos me mungesë të vit. B12, acidit folik, hekurit), streset, çrregullimet hormonale, cikli menstual, çrregullimet e aparatit tretës, sëmundja e celiakisë, përdorimi i drogës etj.
-Si mjekohet?
Në familje, përveç masave për të siguruar një ushqim që pranohet nga i sëmuri (që nuk sjell ngacmime) dhe kujdesit për higjenën e gojës, nuk mund të bëhet më tepër. Në të vërtetë, trajtimi i stomatiteve aftoze të çdo forme qofshin, është shumë i vështirë për arsye se nuk ka medikanmente që të veprojnë mbi këtë sëmundje; gjithçka bëhet vetëm për të zbutur sadopak shenjat, për të qetësuar dhimbjet. Mjeku sipas rastit mund të rekomandojnë lokalisht pomada qetësues të dhimbjeve (anestetike) si Ksilokainë 5%, mbrojtës me bazë aloe psh Aloveks, Lokortyen stomatologjik, ose Aftab, Lomudal etj. Kur shihet e nevojshme, jepen komplekse vitaminash, acid folik, zink e hekur.
Era e rëndë dhe e zgjatur e gojës shoqëron mahisjen e sinuseve
Erë e rëndë e gojës, nga dhëmbët ose problemet e tretjes, etj
-Cilat mund të jenë shkaqet?
Në pjesën më të madhe, higjena e gojës. Qoftë dhe disa thërrime ushqimi të mbetura midis dhëmbëve me kalimin e kohës, fermentohen duke dhënë erë të rëndë. Ja pse goja duhet larë pas marrjes së ushqimit, sidomos të sheqernave.Nëse do të lahet goja, atehere aroma do të jetë e këndshme.
Dhëmbët e prishur. Në këto raste janë mikrobet (bakteret), ato që bëhen shkak për erë të keqe. Për mbrojtjen e tyre, në radhë të parë duhen larë rregullisht dhe në shfaqien më të parë të majisjes (asaj që quhet karie), të mjekohen. Nuk është e vërtetë se dhëmbët e qumështit nuk kanë nevojë për mjekim. Ata do të trajtohen njësoj, veç të tjerash ata shërbëjnë si rrugë rrëfyes për dhëmbët e përhershëm.
Erë pak e rëndë nga goja haset dhe gjatë mahisjeve të rrugëve të frymëmarrjes, shoqëruar me kollë. Në këto raste, shkaku lidhet me faktorët që kanë shkaktuar sëmundjen. Eshtë diçka kalimtare dhe nuk kërkon masa të veçanta, përveç kujdesit për sëmundjen. Acetoni përbën një nga shkaqet e tjera. Erë e rëndë dhe e zgjatur shoqëron mahisjen e sinuseve (Sinuzitet) dhe Adenoidet. Në të dy rastet prodhohen sekrecione të cilat duke u eliminuar, ndryshojnë erën. Problemi zgjidhet vetëm duke mjekuar këto sëmundje.
Tretja e vështirë. Haset më tepër në fëmijë që e teprojnë me proteina (mish, vezë, qumësht, djathi, gjalpë), marrin pak perime dhe nuk pinë sa duhet ujë. Në këto raste, rregullimi i dietës, pra një dietë e balancuar, mënjanon dhe erën e rëndë nga goja. Për të mos rënduar tretjen, më mirë yndyrna me origjinë bimore, në mënyrë të veçantë, vaj ulliri. Gjalpi nuk këshillohet gjatë muajve të parë të jetës. Fëmijëve më të rritur, mund t’u jepet pasdite (zemër) pak gjalpë mbi një fetë buke, jo më tepër.
-Pse disa fëmijë, kur çohen në mëngjes, kanë erë të rëndë nga goja?
Gjatë natës, pakësohet prodhimi i pështymës, duke favorizuar disa elemente që ndryshojnë aromën. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, nuk kemi të bëjmë me ndonjë problem po me një dukuri të rastit. Gjithçka normalizihet pas pirjes së një gote uji ose ngrënies së mëngjezit (kështu rifillon prodhimi i zakonshëm i pështymës. Vite më parë ka patur mendime mbi ndikimin e atyre krimbave shumë të vegjël (oksiureve) në erën e gojës, por studimet e mëvonshme kanë vërtetuar se nuk ka asnjë lidhje midis tyre.
-Kemi ndëgjuar se era e rëndë nga goja, është shenjë tipike e sëmundjeve të mëlçisë
Jo, kjo nuk është e vërtetë. Në ecurinë e këtyre fëmijëve, në ndonjë rast mund të ndryshojë dhe aroma si psh nga mosmarrja e ushqimeve, vjelljet etj.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010