Drejtori i ISHP, Alban Ylli: ”Dështuam sërish me shifrat për abortet”
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Për herë të parë, një studim Demografik dhe Shëndetësor jep të dhënat më të plota të siguruara ndonjëherë, për shëndetin, situatën demografike të popullsisë shqiptare dhe tregon fushat ku duhet ndërhyrë për përmirësimin e situatës. Ky studim mbledh të dhëna mbi modelet demografike të popullsisë, lindshmërinë, shëndetin e nënës dhe të fëmijës, infeksionet HIV, gjendjen e ushqyerjes, migrimin dhe fuqizimin e grave. Në studim janë intervistuar 8994 familje, 7584 femra dhe 3013 meshkuj të moshës 14-49 vjeç. Për më tepër rreth këtij studimi, shpjegon në intervistën tonë drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli
-Z. Ylli! Ju thoni që ky studim është i pari i këtij lloji në Shqipëri. Përse i pari? Cila është risia e tij?
Ky është i pari i kësaj metodologjie, që përdor një pyetësor të standardizuar të aplikuar në shumë vende të tjera të botës. Agjencia që ka ekskluzivitetin e përdorimit të këtij instrumenti quhet ”Makros” me qendër në Amerikë. Metodologjia është një garanci për cilësinë e të dhënave dhe për të bërë të mundur krahasimin me vende të tjera ku është aplikuar po kjo metodë. Megjithatë, dua të thkesoj se shumë prej të dhënave është e mundur të krahasohen me studime të tjera të ngjashme, si studimi shëndetësor i 2002-shit apo edhe me miksin që kryen INSTAT çdo 4-5 vjet.
-Pra, ky studim konsiderohet i pari në metodologjinë e përdorur dhe kjo do të thotë që pretendon të sjellë të dhëna më të sakta nga anketimet e mëparshme. Çfarë ka korrigjuar?
Ky studim vërtet është shumë i shtrenjtë, por ka një favor: Ai shmang problemet që kemi me të dhënat rutinë, sidomos ato shëndetësore. Të dhënat rutinë i marrim nëpërmjet qendrave shëndetësore dhe spitaleve. Kjo do të thoshte që ne mund të kapnim vetëm rastet e individëve që vinin dhe kërkonin shërbime, për të zbuluar p.sh. prevalencën e sëmundjeve, por të tjerë
-Si u bë përfshirja e të intervistuarve në studim: Me zgjedhje të rastësishme apo me ndonjë përzgjedhje të caktuar sipas shtresave?
Do të doja të theksoja që bëhen edhe studime të tjera në Shqipëri, përfshirë edhe studimet e Institutit të Shëndetit Publik, por përdoret metodologji që lejon logjistikë më të lirë. Ndërkohë, që në këtë rast, popullata shqiptare është e përfaqësuar absolutisht më mirë, që nga Vermoshi deri në Kelmend dhe përfaqësohet si popullata qytetare, edhe ajo fshatare, që në shumicën e rasteve ka qenë më larg studimeve, edhe sepse është më larg shërbimeve. Ka patur vështirësi për të arritur këtë pjesë popullate për ta pyetur, dhe deri më tani, studimet tona ishin fokusuar në qytete, sidomos në Tiranë. Kjo ishte menduar se përfaqëson Shqipërinë, kur në fakt, nuk është kështu. Ky studim e ka korrigjuar këtë.
-Përtej metodologjisë, që është forma në funksion të realizmit të përmbajtjes, të hyjmë në përmbajtje: Çfarë rezultatesh sjell kjo anketë? Ishte brenda pritshmërive tuaja, pati ndonjë befasi?
Nëpërmjet këtij studimi, ne mund të nxjerrim tendencat, dallimet mes grupeve të ndryshme të popullatës, gjë që do të na ndihmonte të orientojmë politikat shëndetësore dhe ndërhyrjet e tjera të natyrës sociale dhe demografike. Një nga rezultatet më shqetësuese të studimit është kequshqyerja e fëmijëve. Po ta krahasosh me studimin e vitit 2000, në Shqipëri ka një rënie të fenomenit të kequshqyerjes. Do të dukej sikur kjo po kthehet në një plagë të kaluar, mirëpo po ta krahasojmë me të dhënat e 2005-s, me disa parametra të kequshqyerjes , si kequshqyerja akute, kjo del rezistente. Kjo kequshqyerje është e krahasueshme me 2005-n, për të mos thënë edhe pak më e lartë.
-Cila quhet kequshqyerja akute?
Kequshqyerje akute quhet humbja e peshës. Ndërsa kequshyerja kronike është humbja e gjatësisë. Fëmijët e kequshqyer rezulton se humbasin jo vetëm peshë, por humbasin edhe në gjatësi në krahasim me parametrat e moshës së tyre. Kequshqyerja është një nga treguesit kryesorë për të shprehur potencialin gjenetik të një populli.
-Kequshqyerja ka të bëjë në studimin tuaj vetëm me varfërinë, pra me nënushqyerjen apo edhe me një ushqyerje jo të drejtë apo mbiushqyerje?
Studimi merret me kequshqyerjen që ka të bëjë sidomos me varfërinë. Por në një kuptim më të gjerë, kequshqyerja gjithnjë e më tepër po bëhet fenomen i lidhur me ushqyerjen e gabuar. Shqipëria si shumë vende të ngjashme, përfshin të dy ekstremet e problemit:
-Kemi parasysh një studim që tregon se amerikanët po ushqehen po aq keq sa afrikanët, edhe pse në një mënyrë të ndryshme...
Shqipëria i ka të dyja këto realitete ekstreme: Nga njëra anë, ende vërejmë kequshqyerje tek fëmijët, që është kryesisht produkt i varfërisë, por vërejmë edhe mbiushqyerjen në mosha të ndryshme që lidhet edhe me një edukatë të paktë në të ushqyer.
-Ka të dhëna në studim për kequshqyerjen tek të moshuarit?
Për të moshuarit nuk ka. Studimi përfaqëson popullsinë shqiptare në moshë 15-49 vjeç, pra, popullatën në moshë riprodhimi. Edhe informacionin për fëmijët e merr përmes nënave. Për të moshuarit nuk kemi informacion sepse praktikisht ishte e pamundur, do të dilte një kampion shumë i madh njerëzish.
Tregues bazë i shëndetit në popullatë
Vdekshmëria foshnjore, në fshat dy herë më e lartë
”Ka pasur një debat se si është vdekshmëria foshnjore në Shqipëri, sepse në të dhënat zyrtare ka gjasa që humbisnin një pjesë e vdekjeve foshnjore për arsye të ndryshme. Nëpërmjet këtij studimi, ne zbuluam përmasat e përhapjes së vdekshmërisë reale foshnjore dhe tendencën. Tendenca është e qartë; Ka rënie dhe për këtë nuk ka më dyshim”,- thotë për Ballkan, drejtori i ISHP, Alban Ylli. Por nga ana tjetër, ai thekson se ka një faktor shqetësues: Dallimet fshat-qytet dhe midis klasave ekonomike, edhe pse të dhënat e diferencuara për klasat, duket e pamundur të kalkulohen. ”Ky studim na tregon se në fshat kemi thuajse dyfishin e vdekjeve foshnjore, krahasuar me qytetin. Ky është një element shqetësues që do të na bëjë të orientojmë çështjet e shërbimeve shëndetësore në fshat-mjek familjeje, mami, konsultore të nënës dhe fëmijës. Këto konsultore janë një ”fenomen” qytetar në Shqipëri, i lidhur me sistemin urban, në fshat për fat të keq, nuk i kemi,- thotë drejtori i Institutit të SHP, duken shtuar edhe faktorin kulturë shëndetësore. Kur mungon kujdesi shëndetësor primar, natyrisht që në këtë pjesë popullate do të mungojë edhe kultura sepse nuk mund te kesh akses vetëm për shërbimet apo vetëm për informacion. Zakonisht shkojnë bashkë. Konstatimit tonë, kreu i ISHP iu përgjigj se ”janë të lidhra me njëra-tjetrën por jo domosdoshmërisht.”
Ylli: Ministria e Shëndetësisë të bëjë falas matjen e tensionit
70-80% e moshave të reja nuk dinë se vuajnë nga hipertensioni
Matja e tensionit të gjakut duhet të kthehet në një praktikë të zakonshme dhe me kosto zero për popullatën. Shifrat alarmante që prezantoi studimi i ri tregojnë se 70-80% e popullsisë në moshë të re nuk ka dijeni për pasjen e një tensioni të fshehur. Deri më sot nuk ka pasur as depistim dhe as ndonjë procedurë lehtësuese për kryerjen rutinë të matjes së tensionit. Në qendrat shëndetësore kërkohet libreza shëndetësore ose pagesa e faturës edhe për këtë rast, (nuk konsiderohet si urgjencë shëndetësore). Por drejtori i ISHP jep alarmin se hipertensioni është në shifra të frikshme. ”Për herë të parë kemi matur tensionin e gjakut në një kampion përfaqësues të popullsisë shqiptare, rreth 8000 persona, ndërsa studimi i vitit 2000 kishte qenë vetëm për Tiranën. Fakti është që ne kemi një problem të madh me hipertensionin. Është shumë i përhapur deri në 49 vjeç dhe ajo që është më e rëndësishme, shumica e njerëzve nuk e dinë. Në botë ka një rregull të pashkruar, që rreth gjysma e individëve me hipertension nuk janë në dijeni të faktit, këtu tek ne kjo shifër është shumë më e madhe: 70-80%. Tensioni i lartë i gjakut është përgjithësisht i fshehur dhe kjo vjen edhe prej përdorimit të paktë të shërbimeve shëndetësore,- u shpreh për ”Ballkan”, drejtori i ISHP, Alban Ylli.- Njerëzit shkojnë pak tek mjeku, pak matin tension. Është e nevojshme që menjëherë Ministria e Shëndetësisë të marrë masa emergjente për të rritur ndërgjegjësimin e mjekut të familjes të masë tensionin e pacientit rregullisht. Ministria duhet të mendojë për programet e parandalimit, projekte të depistimit, kapjes së hershme të hipertensionit me kosto zero për individin dhe me kosto të mbuluar nga shteti. Vetëm kështu do të parandalojmë sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjet prej tensionit”. I pyetur për aspektin e tensionit të ulët në studim, z. Ylli tha se është pyetur popullata edhe për këtë, por nuk është problem për shëndetin publik, pasi është fenomen i rrallë dhe sepse tensioni i ulët nuk është faktor madhor risku për sëmundjet që shkaktojnë vdekshmëri.
Duhanpirja-Tendenca
Burrat 40-vjeçarë lënë cigaren, femrat 30-vjeçare në kulm të tymit
Në perceptimin tonë si qytetarë, propaganda anti-duhan sikur ka rritur ”fobinë” ndaj duhanit, duket se ka më shumë njerëz të armiqësuar me të. Por studimi i ADHS tregon se kjo është një e vërtetë e pjesëshme dhe vetëm për burrat. Ndërsa tek femrat jemi në fillimet e epidemisë. ”Ju garantoj që çfarëdo që të bëjmë ne, tek femrat shqiptare do të vazhdojë të rritet duhanpirja, nuk e frenojmë dot në këtë fazë, sepse është një sjellje sociale shumë e vështirë për tu korrigjuar, kopjimi i sjelljes së burrave. Duhan janë duke pirë femrat më të arsimuara, femrat e qytetit, do të thosha të Tiranës. Në fshat ky është një fenomen gati i panjohur”. Kështu pohon drejtori i Shëndetit Publik, Alban Ylli.
Sipas tij, edhe në Perëndim femrat pinë duhan po aq shumë e shpesh sa meshkujt. Në Shqipëri shifrat janë 43% meshkuj e 5% femra. Femrat që pinë më shumë duhan janë 20 dhe 30-vjeçare, pastaj, tek 40-vjeçaret ka në rënie të menjëhershme. ”Bumi i duhanpirjes tek femrat nis menjëherë pas shkollës së mesme. Ndërsa tek djemtë, ky është një fenomen i pranishëm që në gjimnaz. Janë 12% e meshkujve adoleshentë pirës duhani,- thotë z. Ylli. Femrat, edhe pse e nisin më vonë, sa hyjë tek 20 vitet ato arrijnë kulmin dhe shifrat thonë se ato zënë 56% të kësaj grupmoshe (20-30 vjeç) që pi duhan. Ndërkohë që tek personat 40-vjeçarë ka një tendencë për lënie duhani. ISHP dekalron këtu shifra dukshëm më të ulëta se ato të 2002-shit. Shifra e përgjithshme e duhanpirësve meshkuj ka rënë nga 46% në 43% dhe kjo përpjekje duhet ndihmuar me këshillim, për të inkurajuar lënien e cigares, -thotë z. Ylli,- kurse për të rinjtë duhet të mendojmë si tia bëjmë që të mos e fillojnë”.
Ylli: ”As gratë dhe as klinikat nuk tregojnë për abortet”
Fenomeni ”abort” është përfshirë në studim, por është edhe pjesa më delikate e tij. ”Me sa duket, studime të kësaj natyre e kanë të pamundur të kapin sekuencën e vërtetë të abortit nëpërmjet pyetjeve të grave. Informacionin e abortit ne e kemi marrë më parë nëpërmjet sistemit rutinë, materniteteve apo edhe klinikave që japin informacion. Megjithatë, edhe ky sistem ka humbje. Është e mundur që të ketë individë që kryejnë abort në një qendër të licencuar por që nuk raportohet, sikurse është e mundur që të ketë gra që e kryejnë abortin në qendra të palicencuara. Ndërkohë që studime të tilla, qoftë ai i 2002-shit, qoftë ky studim, kanë dështuar në kapjen e abortit. Në gratë shqiptare vazhdon të jetë stigmë raportimi i abortit, qoftë edhe në një bisedë në kushte miqësore, siç sigurojnë intervistat tona”, pohon drejtori i ISHP, Ylli.
Të ushqyerit
Fëmijë të moshës 6-59 muaj që vuajnë nga anemia 17%
Gra të moshës 15-49 vjeç që vuajnë nga anemia 19%
Fëmijë nën 5 vjeç më të shkurtër për moshën 19%
Fëmijë nën 5 vjeç më të dobët për gjatësi 9%
Fëmijë nën 5 vjeç që janë nën peshë (mesatarja) 5%
Në zonat malore fëmijë nën peshë 9%
Fëmijë nën 5 vjeç që janë mbi peshë 22%
Zona qendrore dhe Tirana urbane mbipesha fëminore 24-25%
Gra/burra që hasin vështirësi në marrjen e shërbimit shëndetësor 87/80 %
Vdekshmëria
Vdekshmëria tek fëmijët ( për 1000 lindje gjallë) 18
Në zonat malore vdekshmëria foshnjore arrin 38
Në Tiranë vdekshmëria foshnjore 0
Vdekshëmria tek fëmijët nën 5 vjeç (për 1000 lindje gjallë) 22
Në zonat rurale vdekshmëria tek fëmijët arrin nga 25-42%
Gra që kanë marrë kujdesin e paralindjes tek mjeku 97%
(Në zonat malore shkon 8% nuk e kanë marrë këtë kujdes)
Gra që kanë kryer numrin e nevojshëm të vizitave para lindjes
Në zonat rurale 57%
Në zont urbane 85%
Ky lajm është publikuar: 23/03/2010