E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sot një vit nga tragjedia e Farkës

Natën duke u gdhirë 6 marsi 2008 barka me 16 persona në bord u mbyt në ujrat e liqenit të Farkës, në periferi të Tiranës. Një familje u shua ndërsa 5 familje të tjera humbën njerëzit e tyre më të dashur. 

TIRANE- Si sot një vit më parë 16 persona humbën jetën tragjikisht vetëm pak minuta pasi kishin përfunduar festimet e një ditëlindjeje. Natën duke u gdhirë 6 marsi 2008 barka me 16 persona në bord u mbyt në ujrat e liqenit të Farkës, në periferi të Tiranës. Një familje u shua ndërsa 5 familje të tjera humbën njerëzit e tyre më të dashur. Të afërm të viktimave do të kujtojnë sot me lule dhe lot Pranvera Blamon, djalin e saj Erionin, Pëllumb Hysajn, Majlinda Hysajn, Alban Hysajn, Aurela Osmanin, Halil Osmanin, Hatixhe Osmanin, Eliona Osmanin, Alket Osmanin, dy binjaket 3–vjeçarë Saida dhe Ejsi Osmanin, Thellëza dhe Arlind Spahiun, dhe Afrim Dibrën pronarin e lokalit “Liqeni”, ku po darkonin viktimat atë natë.
Vetëm 3 persona arritën t’i mbijetonin përmbytjes së varkës në të cilën atë natë kishin hipur 19 persona. Viktimat do të dilnin në bregun tjetër të liqenit, pasi kishin përfunduar darkën në restorant. Sipas policisë, shkak për mbytjen e varkës ka qenë mbipesha, por edhe një shkëndijë zjarri e krijuar nga kontakti i motorit të varkës me ujin. Mjeti, me të cilin 19 personat tentuan të dilnin në breg, mund të mbante maksimumi 7 persona.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›