E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, gjendet i vetëvarur 40-vjecari nga depresioni

TAPIZË- Një person është gjetur i vetëvarur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një shtyllë të tensionit të lartë në zonën e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Tapizë të Tiranës.

Sipas policisë bëhet fjalë për 40- vjecarin nga Puka Preng Gjini, i cili është gjetur nga disa banorë të komunitetit romë që merren me grumbullimin e materialeve plastike.

Nga hetimet rezulton se vetevarja ka ardhur si pasojë e gjendjes së depresionit që po kalonte 40-vjecari Gjini që mendohet se është shkaktuar nga situata e vështirë ekonomike.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›