E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha denon aktet terroriste te ndodhura ne Oslo te Norvegjise

Kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmet e ndodhur dje në OSLO. “Sulmet e sotme terroriste ndaj godinave qeveritare dhe kampusit të të rinjve në Oslo të Norvegjisë, janë aktet më të fundit të barbarisë ndaj lirisë së kombit Norvegjez dhe vlerave të qytetërimit tonë.”, deklaroi dje Kryeministri Berisha.

Kreu i qeverisë duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të shëmtuara terroriste, Kryeministri Berisha shpreh mbështetjen, simpatinë dhe solidaritetin ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe kombit norvegjez, si dhe besimin e palëkundur se autorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve të shëmtuara do të marrin përgjigjen e merituar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›