E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 80 vjecari vret me cifte adoleshentin, hyri naten ne banese

LEZHE-  Një 17-vjecar me me aftësi të kufizuara mendore është vrarë me armë zjarri në fshatin Tresh të Lezhës. Ngjarja u shënua gjatë orëve të natës të së premtes, duke u gdhirë e shtuna. Sipas policisë autori është 80-vjeçari Mark Trushi.

Nga të dhënat hetimore mësohet se adoleshenti njihej në lagje për lëvizjet e tij nga një shtëpi në tjetrën gjatë orëve të natës. Mesaduket adoleshenti ka hyrë në oborrin e shtëpisë së 80 vjeçarit Trushi, i cili ka kujtuar se mund të ishte një hajdut, dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Pashk Moli ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia i ka vënë prangat të moshuarit dhe vazhdon veprimet hetimore për të zbardhur ngjarjen.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›