E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane grabisin kazinone me maska

Një lokal lojërash fati është grabitur në orët e paradites, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar hynë në ambientet e brendshme dhe morën në kërcënimin e armëve paratë e arkës.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe autorët kanë mundur të largohen para mbërritjes së policisë. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbime të komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës dhe oficerët e seksionit ndaj krimeve të vjedhjes me dhunë.

Burimet nuk saktësonin shumën e grabitur pasi pritej inventarizimi I parave të futura në arkë, ndërsa konfirmonin se bëhej fjalë për xhiron e natës.

Policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë si dhe mori dëshminë e punonjësve rreth përshkrimit dhe theksit të përdorur nga autorët.

Skuadra e antidrogës së Tiranës ka realizuar një tjetër operacion të suksesshëm në goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së drogave.

Pjerin Miçelli, i dyshuar si furnitor i grupeve shpërndarëse me drogë, u arrestua mbrëmjen e të premtes në zonën e Kinostudios me 7 kilogramë kanabis.

Miçelli është marrë menjëherë në pyetje në lidhje më mënyrën e sigurimit të drogës dhe grupet e shpërndarësve që ai furnizonte me lëndën narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›