E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore tritol ne banese

Një person mbeti i plagosur nga shpërthimi i një sasie eksplozivi që iu vendos banesës së tij.

Ngjarja ndodhi në Vlorë në orët e para të mëngjesit, në katin e nëntë të një pallati, ndërkohë që identiteti i të lënduarit ende nuk është bërë me dije.

Nuk ka të dhënë as për autorin e vendosjes së lëndës plasëse, nga shpërthimi i të cilës ka pasur dëme të shumta materiale.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, kurse i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›