Fushë Krujë, hidhet në erë ura, të çonte te fabrika e çimentos
TIRANE- Ura që bënte të mundur lidhjen e fabrikës së çimentos me qytetin e Fushekrujës dhe fshatin Zallë është hedhur në erë pas mesnatës së të enjtes. Sipas policisë shpërthimi ndodhi nga një sasi tritoli dhe ka shkatërruar totalisht urën ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët.
Ky shpërthim shënon rastin e 9-të të tritolvënies në fabrikën e çimentos e në objektet rreth saj, ndërkohë që policia nuk ka mundur që të zbardhë autorët. Dy ditë më parë, më 8 qershor, pesë shpërthime të fuqishme në harkun e 30 minutave shkatërruan dy shtylla të tensionit të lartë 220 kilovolt që furnizonin me energji elektrike fabrikën e çimentos, ndërkohë që fatmirësisht, nuk shpërtheu një sasi tjetër eksplozivi e vënë pranë një shtylle tjetër.
Një nga pistat kryesore të hetimit janë konfliktet që kanë banorët me pronarët e fabrikës.
Banorëve u është ndërprerë shpërblimi për ndotjen, ndërsa pronarët e tokës ku është ngritur fabrika, nuk janë kompensuar. Disa herë banorët e fshatit Zall kanë protestuar para fabrikës (sapo ajo nisi prodhimin), duke kundërshtuar ndotjen e lartë. Sipas tyre, fabrika nuk zbaton kriteret ndërkombëtare.
(s.gera/balkanWeb)