Arratiset me paratë e gjykatës, kapet në Itali ish- zyrtarja shqiptare
ALESANDRIA- Ish shefja e kontabilitetit të gjykatës së Kavajës prej 9 vitesh në kërkim për abuzim me detyrën dhe përvetësim të paligjshëm është arrestuar në Itali pasi ndaj saj ishte firmosur një urdhërarrest ndërkombëtar.
Më 2 dhjetor të 2002, Mimoza Lugjaj, atëherë shefe e kontabilitetit kishte arritur të grabiste një shumë të konsiderueshme parash nga zyra e ekzekutivit të gjykatës në Kavajë dhe më pas ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
47 vjeçarja nga Peshkopia, prej vitesh ishte rezidente në qytezën e vogël italiane Alesandria. Agjentët e policisë italiane kishin rënë në gjurmët e gruas që prej muajit prill.
E arrestuar më 8 qershor Mimoza Lugjaj ndodhet në burgun e Vercellit në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë, ku do të vuajë dënimin me 5 vjet burg.
(s.g/Balkanweb)