E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Republikane: Topi nuk bëri asgjë për pronarët e tokave

TIRANË- Partia Republikane i kundërvihet presidentit Topi, pas deklaratës së kreut të shtetit një ditë më parë se çështja e pronave ka mbetur peng e politikës shqiptare. Ish deputeti Republikan Arjan Madhi tha sot se Topi nuk bëri asgjë për kthimin e pronës

“Përtej të gjithë deklaratave dhe qëndrimeve për këtë cështje, duket hapur një sjellje politike hipokrite, për më tepër qëllime përfitimi nga individë apo parti politike që mësëpaku kanë heshtur për cështjen e pronave ose kanë votuar ose aprovuar të gjitha ligjet që kanë ardhur ndesh me të drejtën universale të pronës. Kam hasur qëndrime të ndryshme të zotit Topi, përsa i përket problemit të ligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, për cështjen e pronave. Si president Topi mendoj se ka pasur një kornizë të detyrueshme, e cila e ka detyruar të ketë një përqasje në përputhje me detyrimet e tij kushtetuese lidhur me qëndrimin ndaj drafteve apo ligjeve të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë”,- deklaroi Madhi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›