E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, i burgosuri tenton të vetëdigjet në qeli

Një i burgosur ka dashur ti japë fund jetës duke u vetëdjegur brenda në qelinë e burgut. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në burgun e Fushë-Krujës, kur shtetasi Bledar Tuna i dënuar me 18 vjet burg për vrasje i ka vënë flakën qelisë. Ai i ka shpëtuar vdekjes, pasi është pikasur shpejt nga gardianët e burgut. Burimet thonë se qelia është djegur totalisht por i burgosur është nxjerrë në kohë nga flakët. Mësohet se para këtij incidenti, i burgosuri kishte patur një konflikt për disiplinë me gardianët. Ndërsa këta të fundit e cilësojnë atë si person me çrregullime mendore. Është hera e dytë që ky person i vë flakën qelisë, një gjest të ngjashëm ka bërë edhe para një viti në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku vuante dënimin. Burimet nga burgu i Fushë-Krujës thonë se i dënuari Bledar Tuna është nga Kukësi dhe është dënuar me 18 vjet heqje lirie për veprën penale të vrasjes. Në vitin 1997 ai ka vrarë në lagjen Kombinat, në Tiranë shtetasin Bledar Xhani. Më pas është larguar drejt Anglisë. Pasi është dënuar në mungesë dhe me pas është ekstraduar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›