E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vetëplagoset polici i burgut të Drenovës

Një polic është vetëplagosur dje një burgu, ndërsa ka përfunduar me urgjencë në gjendje të rëndë në spital. Një ngjarje aksidentale është regjistruar nga policia e Korçës pak para mesnatës së kaluar në lagjen 5 të qytetit. Olsi Rexhollari 28 vjeçar me detyrë efektiv në trupën e shërbimit në burgun e Drenovës ka përfunduar i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Korçës. Rexhollari është kthyer nga puna pasi ka dorëzuar turnin, ndërsa ka shkuar të flejë. Pas një komunikimi që ka patur me nënën e vet, ai ka hyrë në dhomën e gjumit. Vetëm pak minutash e ëma ka dëgjuar krisma, ndërsa e ka gjetur të birin të përgjakur në shtrat. Menjëherë i plagosuri është transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa policia ka nisur dhe hetimet për ngjarjen. Mendohet që punonjësi i burgut të jetë plagosur aksidentalisht, gjatë kohës që ka hequr pistoletën. Arma sipas ekspertëve mendohet të ketë kryer një qitje të pavullnetshme duke e lënë të plagosur Rexhollarin, ndërkaq  ky i fundit pas ndihmës së parë mjekësore që ka marrë në spitalin e Korçës është transportuar me urgjencë drejt spitalit ushtarak të Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›