E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, makina bie nga ura e Tapizës, vdes 31-vjecari

FUSHË KRUJË- Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur në Tapizë të Fushë- Krujës.

Ngjarja është shënuar mesnatën e djeshme, ndërsa mësohet se mjeti tip Fuoristradë me të cilin udhëtonte viktima Astrit Laci, e 3 të plagosurit ka rënë nga ura e Tapizës dhe ka përfunduar në lumin Tërkuz.

Sipas burimeve të policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonte 31-vjecari Laci, c'ka dëshmohet edhe nga thyrja e bordurave anësore të urës, që kanë qënë me përbërje celiku. Tashmë vazhdon operacioni për nxjerrjen e automjetit nga ujërat e lumit Tërkuz.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›