E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, tentoi të vidhte kabinën elektrike, vdes 23-vjecari

KORCË- Një 23-vjecar nga qyteti i Korcës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ndodhi në ish-repartin ushtarak të Bulgaretit, ku viktima së bashku me një person tjetër kishin shkuar për të vjedhur tela për skrap në një kabinë elektrike.

Duke tërhequr telat, Anxhelo Hoxhalli, 23 vjec ka rënë në kontakt me rrymën elektrike c’ka i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›