E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, makina përplas 12-vjecaren, po dilte nga shkolla

FUSHË KRUJË- Një 12-vjecare në Fushë Krujë ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti. 

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, kur e mitura me inicale F.Gj sapo kishte dalë nga shkolla 9-vjecare ku studionte, po kalonte rrugën pranë sheshit para gjimnazit ‘Shotë Galica’, kur një automjet e ka përplasur dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. 

Për pasojë 12-vjecarja ka mbetur e plagosur rëndë, ndërkohë që është transportuar në Spitalin Ushtarak. Sipas dëshmitarëve drejtuesi i mjetit po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, cka mendohet se ka shkaktuar dhe aksidentin. 
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›