E Diel, 1 Nëntor 2026

100 vjet Pavarësi, qeveria financon shoqatën "Vatra" për festimet

TIRANE- Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin 3.640.000 lekë për shoqatën "Vatra" në SHBA nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

Propozimi vjen nga ministria e Punëve të Jashtme, që në buxhetin e miratuar për vitin 2012 në programin 01120 "Mbështetje diplomatike jashtë shtetit", t'i shtohet ky fond për financimin e shoqatës "Vatra", me seli në SHBA.

Shoqata do të festojë 100-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe 100-vjetorin e krijimit të saj.

Vendimi mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës, neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, dt. 6.6.2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë", dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, "Për buxhetin e vitit 2012".

Vendimi u propozua nga zv/kryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›