Francë, nxehet fushata presidenciale, Hollande: Do ul pagat e qeveritarëve
FRANCË- Kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale të Francës, Fransua Hollande deklaroi se nëse fitonte garën ndaj rivalit Sarkozi do të vendoste kufizim për cmimet e karburantit si dhe do të zvogëlonte pagat për ministrat e qeverisë së tij gjatë tetë javëve të para në detyrë.
Duke bërë një parashikim të vitit të parë si president i Francës Hollande deklaroi se gjithashtu do të zvogëlonte pagën e presidentit dhe anëtarëve të kabinetit me 30 përqind si dhe vendosjen e kufijve të rinj për punësimin e stafit. Hollande u përqëndrua gjithashtu te papunësia, shpenzimet e konsumatorëve dhe menaxhimin e financave publike.
"Njerëzit duan vendime të shpejta dhe konkrete," tha Hollande për një radio vendase. "Ne do të veprojmë shpejt dhe në mënyrë konsistente”,- shtoi ai. Hollande është tetë pikë përpara rivalit të tij, presidentit Sarkozi në sondazhet e fokusuara për raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahen më 6 maj.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)