Ushtria shqiptare do të ketë mbështetje maksimale nga SHBA
04/04/2012 Pentagon, Gjenerali Xhemal Gjunkshi takon Martin Dempsey-n
PENTAGON - WASHINGTON : Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, thuhet se në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor, Xhemal Gjunkshi, është pritur në një takim të veçantë nga kryetari i Shefave të Shtabeve të SHBA, gjeneral Martin Dempsey. Gjatë këtij takimi Gjeneral, Dempsey, shprehu vlerësimin e tij për progresin e bërë nga Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura, si dhe për kontributin e rëndësishëm në operacionin e NATO-s në Afganistan, përkrah forcave amerikane. Gjeneralmajor Gjunkshi shprehu falënderimin e veçantë për pritjen që i rezervuan në Pentagon, ndërsa veçanërisht e falënderoi ushtarakun më të lartë amerikan për telefonatën mjaft inkurajuese që bëri para pak kohësh për solidarizimin me dhimbjen për rënien në krye të detyrës të kapiten Feti Voglit, si dhe për mbështetjen vëllazërore nga të gjithë ushtarakët amerikan, pjesëmarrës në të njëjtin kontingjent me ushtarakun tonë të rënë gjatë kryerjes së misionit në Kandahar, Afganistan. Më tej, Gjeneral Gjunkshi shprehu vlerësimin për nivelin aktual të bashkëpunimit, duke veçuar bashkëpunimin në kuadër të programit të partneritetit ndërmjet FA Shqiptare dhe Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, sidomos bashkëpunimin me një ekip OMLT në Kabul. Në vijim ai shtoi se vullneti i qeverisë shqiptare është që të vazhdojë të jetë e pranishme me trupat e saj në misionet paqeruajtëse në kuadër të Aleancës. Nga ana e tij, Gjeneral Dempsey u shpreh se vlerësonte në mënyrë maksimale arritjet e Forcave të Armatosura shqiptare, por edhe angazhimet për të ardhmen. Ai u interesua për qëndrimin lidhur me situatën aktuale në Kosovë, si dhe për çështje të tjera si ajo e trajtimit të ushtarakëve të kualifikuar dhe arsimuar në kuadër të programit IMET, sistemit të promovimit në Forcat tona të Armatosura etj. Lidhur me situatën në Kosovë, Gjunkshi vlerësoi si shumë të rëndësishëm rolin e KFOR–it atje, e në këtë kuadër kontributin e pazëvendësueshëm të pranisë amerikane. Gjeneral Dempsey shprehu gjithashtu vullnetin e tij për vlerësimin e kërkesave dhe të nevojave të Forcave tona të Armatosura dhe siguroi që do të japë mbështetjen maksimale. Gjunkshi u prit në takim edhe nga ndihmëssekretari amerikan i Mbrojtjes (për Gardën Kombëtare dhe për forcat rezervë), David McGinnis, i cili vlerësoi rezultatet që kanë arritur Forcat e Armatosura dhe siguroi se ndihma dhe mbështetja amerikane do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen.