E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, përplasen 2 automjete, plagosen rëndë drejtuesit e tyre

FUSHË KRUJË- Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të vendit të quajtur Breg Shkozë.

Sipas policisë dy automjete me targa të Krujës, njeri tip ‘Benz’ dhe tjetri ‘Volzvagen’ janë përplasur, duke sjellë plagosjen e rëndë të dy personave që i drejtonin ato.

Dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë transportuar në ‘Spitalin Ushtarak’.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›