Tiranë, vetëvaret drejtori i “CARREFOUR”, Xavier Thibonet

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Nga burimet zyrtare të Policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vnedngjarje, bëhet e ditur se është gjetur i vetëvrarë drejtori i CARREFOUR.
Nga të njejtat burime, mësohet se francezi Xavier Thibonet , 42 vjeç, është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij në rrugën "Pjetër Budi" në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet që e kanë çuar Thibonet në vetëvrasje.