E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgatiten 2 500 trupa për ndërhyrje në veri të Kosovës

VJENË- Mediat austriake raportojnë për një manovër ushtarake që do të mbahet nga mesi i muajit dhjetor në Kosovën veriore, e cila do të përfshijë rreth 2 500 mijë trupa ushtarake.

Ndërkohë mësohet se 2 500 mijë trupat ushtarake të paisur edhe me makineri helikopterësh specialë, që i takojnë brigadës së VII ushtarake të Austrisë kanë si qëllim ndërhyrjen në Kosovën veriore në rast nevojë

Komandanti i Brigadës së VII, Starlinger Thomas ka shpjeguar: “Kemi zgjedhur regjionin e Kärntnit për të kryer këto trajnime, pasi territori i kësaj republike është i ngjashëm me atë të Kosovës”, raporton Koha Ditore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›