Vlorë, vidhte lëndë drusore, arrestohet 55-vjeçari

Dje Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi për veprën penale të vjedhjes. Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se shtetasi i arrestuar është, Shyqiri Alliu, 55 vjeç banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka hyrë në ambientet e firmës “Dashi 2006” nga ku ka marrë një sasi prej 5 m³ lëndë drusore.
Menjëherë pas sinjalizimit, polica ka bërë të mundur arrestimin e Alliut, i cili ia kishte shitur lëndën drusore, personit me iniciale R. D., me një çmim prej 12.000 mijë lekë.