E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, plagoset me thikë 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në Fushë Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se 20 vjeçari Gerti Ujka është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.
 

Menjëherë 20-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë dhe gjendet në sallën e reanimacionit pasi ka pësuar dëmtime në bark.
 

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes disa të rinj ndërkohë që policia ka shoqëruar 5 persona të cilët po merren në pyetje për të zbardhur shkaqet e plagosjes së 20-vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›