E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, Dibra: Do ketë falje për disa të burgosur

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Gazmend Dibra ka lajmëruar se do të ketë falje edhe këtë vit për të burgosurit.

Kjo deklaratë e kreut të burgjeve erdhi në një aktivitet ku personat që vuajnë dënimin prezantuan punime të ndryshme. Sipas Dibrës faljet për të dënuarit do të realizohen siç do vit për festat e fundtvitit .
 

I pranishëm në këtë aktivitet zv.ministri i drejtësisë Ermal Dobi deklaroi se po merren masa për të ulur mbipopullimin në burgje.
 

Në ekspozitën e realizuar u prezantuan një numër i konsiderueshëm punimesh të realizuar këto prej personave që vuajnë dënimin në burgje të ndryshme të vendit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›