E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Rompey: Serbia të përmirësojë marrdhëniet me Prishtinën

BRUKSEL-Më 12 shkurt do të bëhet vlerësimi i ardhshëm nëse Serbisë do t’i jepet statusi i kandidatit për BE, ndërsa në mars do të merret vendimin përfundimtar, ka thënë presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Ai ka thënë se takimin e sotëm BE zyrtarisht e ka nisur me nënshkrimin e Traktatit me Kroacinë, duke shtuar se Unioni mbetet i angazhuar për integrimin e Ballkanit perëndimor.

“Serbia ka bërë përparime të rëndësishme në bashkëpunim me Hagën, arrestimin e të arratisurve, dialogu Beograd-Prishtinë ka filluar dhe po jep rezultatet e para, derisa zbatimi i marrëveshjes ka lëvizur përpara. Ne inkurajojmë Serbinë që të vazhdojë në këtë rrugë për të përmirësuar marrëdhëniet me Prishtinën”, ka thënë Rompuy, transmeton B92.

“Në shkurt 2012 ne do të vazhdojmë ta vlerësojmë situatën se deri ku ka arritur Serbia. Këshilli do të vendosë edhe për progresin e Serbisë, gjë që do të konfirmojë Këshilli i Evropës në fillim të marsit”.

Debati për Serbinë dhe zgjerimin e BE-së ka qenë i ashpër mes atyre që donin që Serbisë menjëherë t’i jepet statusi i kandidatit dhe atyre që ishin për kandidaturë të kushtëzuar, raporton serbja, Beta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›