E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: I gatshëm të bisedoj me serbët në veri

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ndodhur në Bruksel ka dhënë një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, ku citohet të ketë thënë se ai dhe qeveria që drejton nuk kanë asnjë konflikt me qytetarët në veri, madje a është i gatshëm të takohet me serbët atje.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare të cilat shkruajnë se Thaci ka shprehur në këtë intervistë gatishmërinë që të jetë në shërbim të atyre njerëzve.
“Atje duhet të krijojmë hapësirë për lëvizje të lirë, sundim të ligjit dhe të demokracisë dhe pastaj unë do të jem në gjendje të investoj në atë pjesë të Kosovës”, është shprehur ai.

Thaçi ka ripërsëritur se ai dhe Qeveria që e drejton nuk janë në konflikt me qytetarët në veri të Kosovës. “Ata janë qytetarë të Kosovës, ata janë qytetarë të mi dhe unë dëshiroj të jam në shërbim të tyre. Rruga përpara drejt të ardhmes shkon përmes integrimit, komunikimit, dhe jo izolimit e barrikadave”, citon Beta kryeministrin e Kosovës.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›