E Shtunë, 31 Tetor 2026

800 objekte antike ekspozitë në Muzeun e Apolonisë

FIER-Të paktën 800 objekte të cilat tregojnë ritmet e zhvillimit epokal në Apoloni, janë ekspozuar në muzen arkeologjik të qytetit antik i rihapur pas 20 vitesh ne kete qytet me vlera unikale. Përmes objekteve të ekspozuara vizitorët mësojnë se Apolonia antike e krijuar nga kolonët grek rreth viteve 620 P.K. është ndërtuar mbi rrënjët e një qytetërimi shumë më të hershëm.
Rihapja e muzeut arkeologjik pritet te rrise numrin e vizitoreve ne parkun arkeologjik të Apolonisë, i cili vitin e kaluar u vizitua nga 35 000 turistë.
Muzeu i Apolonisë u hap në vitin 1970. Ai ishte mbyllur në vitin 1991 për shkak të grabitjeve sistematike në kohën e fillimit të tranzicionit, me qëllim ruajtjen e objekteve arkeologjike".

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›