Tragjedia e 9 janarit, familjaret ne diten e 4 te greves
Shënohet sot në Shkodër, dita e katërt e grevës së urisë së Shoqatës “9 janari”. Hyn në grevë edhe një person i tretë, ndërsa kërkesat përqendrohen në zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004, ku humbën jetën 28 persona nga zonat e Shkodrës.
SHKODËR- 2 nga grevistët e Shoqatës “9 janari” Ndoc Bjeshka dhe Ndue Zajeti, kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë, ndërkohë kësaj të fundit i është shtuar edhe një tjetër person. Ilir Xhilaj, ish grevistë i tretë i hyrë në grevë dhe që do të vazhdojë të jetë pjesë e kësaj greve deri në zbardhjen e tragjedisë së 9 janarit dhe gjetjen e 8 trupave që prej 5 vitesh vazhdojnë të rezultojnë të humbur.
Pas daljes së fakteve të reja në lidhje me tragjedinë e 9 janarit të vitit 2004 ku humbën jetën në ujrat e detit Jon 28 të rinj të reja nga zonat e Shkodrës, familjarët e 8 personave që vazhdojnë të rezultojnë të humbur kanë hyrë paraditen e së shtunës në grevë urie.
Sipas tyre 8 muaj më parë familjarët e viktimave kanë siguruar një deklaratë të shefit të krimeve të asaj kohe Sokol Bizhga, në të cilën citohet se në orën 6 të mëngjesit të datës 10 janarë në gjirin e Dafinës është gjetur nga një anije shqiptare një gomone me 8 trupa të pajetë në bord.
Po sipas kësaj deklarate gomonia e gjetur është rimorkiuar nga anija shqiptare dhe destinacioni i saj nuk dihet akoma. (a.r/news24/balkanweb)