Aksident në aksin Durrës- Tiranë, 1 i plagosur
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e mbrëmjes ka mbetur i plagosur 32 vjeçari Ideal Idrizi. Shkak i këtij aksidenti ka qenë përplasja e një automjeti tip Fiat me një kamionçinë tip Volvo në aksin rrugorë Durrës- Tiranë.
TIRANE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugorë Durrës- Tiranë në vendin e quajtur Koxhavshë. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i plagosur, i cili është transportuar menjëherë drejt Spitali Ushtarak të Tiranës ku edhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Personi i plagosur është Ideal Idrizi, 32 vjeç, i cili ishte edhe drejtuesi i mjetit tip Fiat që u përplas me kamionçinën tip Volvo me targa TR 5202 K. Kamionçina drejtohej nga 25 vjeçari Mikel Peqini. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident. (a.r/news24/balkanweb)