Përdhunoi në kasolle fqinjën minorene, pranga 23-vjeçarit
DURRES- Një minorene ka rënë dy javë më parë pre e dhunës së fqinjit të saj, i cili ka kryer me të dhe marrëdhënie seksuale në këto kushte, por vetëm të dielën, pas denoncimit të familjarëve të saj, dhunuesi ka rënë në pranga. "23-vjeçari Adem Meçe ka shfrytëzuar rastin kur ndodhej vetëm me fqinjën minorene në barakën-shtëpi në periferi të qytetit të Durrësit. Pasi viktima ka refuzuar, ai e ka lidhur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të. E mitura banonte së bashku me vëllanë e saj në një tjetër barakë ngjitur me atë të 23-vjeçarit përdhunues. Sipas “Gazeta Shqiptare” e cila u referohet burimeve zyrtare nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës arrestimi i përdhunuesit u bë pas denoncimit që bënë familjarët e 14-vjeçares".
23- vjeçari Adem Meçe, lindur në Elbasan e banues në lagjen nr 8 Durrës, i martuar, me dy fëmijë ishte larguar nga banesa sapo kishte mësuar për denoncimin që familja e 14 vjecares kishte bërë në polici.
Arrestimi i Meçes u bë në orët e para të ditës së diel, nga inspektorët e Seksionit të Luftës kundër Krimeve ndaj Personit, pasi ai ishte shpallur person në kërkim që të nesërmen e ngjarjes, pas denoncimit të familjarëve.
Sipas policisë, me datën 16 shkurt të këtij viti, rreth orës 16.00, Adem Meçe (i martuar me 2 fëmijë) ka qenë i vetëm në kasollen ku banonte, me një vajzë të mitur me inicialet A.K., e cila banon ngjitur me të. Ai e ka mashtruar vajzën duke i premtuar se do të martohej me të dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale, por vajza e ka refuzuar. Duke përfituar nga pamundësia e saj për t'u mbrojtur, ai e ka lidhur vajzën dhe më pas e ka përdhunuar. A.K, e moshës 14 vjeçe, nga Elbasani jeton me vëllanë e saj. Ata banojnë në një barake, e cila ndodhet ngjitur me atë të familjes së Adem Meçes. Të dyja familjet kanë ardhur në Durrës nga Elbasani dhe jetojnë në varfëri ekstreme. Burimi i tyre i jetesës janë kanaçet dhe objektet e tjera metalike, të cilat i grumbullojnë nëpër pikat e depozitimit të mbeturinave të qytetit të Durrësit. E dëmtuara është paraqitur në polici disa ditë me vonë nga ndodhia në barakë dhe ka depozituar kallëzimin e saj.
Vetëm 3 ditë më parë, policia arrestoi një tjetër person nga qyteti i Durrësit, po nën akuzën e përdhunimit në një nga mjediset e zonës së plazhit. Ai pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, të dashurën e tij, ua ka afruar dhe 2 shokëve të bëjnë të njëjtën gjë. Denoncimi i vajzës çoi në pranga tre të rinjtë.
(s.g/BalkanWeb)