Fushe-Kruje serish tritol ndaj fabrikes se cimentos

Mbrëmjen e djeshme sërish është përdorur tritol për të shkatërruar linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë.
Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu 1 kilometër larg fabrikës pranë fshatit Zallë. Pranë vendit të shpërthimit ndodhën edhe disa banesa.
Policia e Durrësit njoftoi pak ditë më parë për arrestimin e 5 personave si të akuzuar për vendosjen e tritolit kundër fabrikës së çimentos që ndodhet pranë fshatit Zallë.
Prej dy muajsh, pothuajse çdo javë ka raste të përdorimit të eksplozivit kundër fabrikës së çimentos. Asaj i është vendosur tritol në muret rrethuese, por më së shumti janë dëmtuar shtyllat elektrike që furnizojnë fabrikën si dhe janë dëmtuar rrugët që lidhin atë me pjesën tjetër të vendit.