Sfiton 2/3 e Kuvendit,Erdogan:Konsensus politik
TURQI- Pasi partia qe drejton fitoi mandatin e tretë, por pa mundur te marre 2/3 e shumices parlamentare, qe do te thote pamundesi per te ndryshuar Kushtetuten, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan ka premtuar të punojë me rivalët e tij politikë.
Pas numërimit të pothuaj të gjitha votave, konservativët e Drejtësisë e Zhvillimit, apo partia AK, doli se ka fituar 50 për qind të votave.
Por, partia nuk ka mundur të fitojë dy të tretat e shumicës në parlament, për të pasur mundësi që ta ndryshojë vetë kushtetutën.
AKP dëshiron që ta hartojë një kushtetutë të re, për ta zvëndësuar atë aktualen, e cila u hartua nga ushtria në vitin 1982.
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij të dielën në mbrëmje, Erdogan premtoi se do të punojë me partitë dhe grupet tjera në hartimin e kushtetutës së re.
Televizitoni shtetëror turk TRT, njoftoi se grupi kryesor opozitar, Partia Republikane e Popullit ka fituar 26 për qind të votave.