E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, shkolla në të cilën mësojnë 11 nxënës rrezikon të shembet

Godina e shkatërruar, që duket se do të shembet nga momenti në moment është shkolla në të cilën mësojnë 11 nxënës të fshatit Mukje në Krujë. Në këtë shkollë fillore, mësojnë çdo ditë nxënës të klasës së parë deri në të katërt, në një klasë të vetme.

Nxënësit rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre bashkë me mësuesen, pasi godina në të cilën ata mësojnë është shumë e vjetër, e shkatërruar dhe pa kushtet minimale.

Mungesa e kushteve dhe numri i reduktuar i nxënësve ka detyruar stafin e mbetur të zhvillohet mësim për nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë dhe të katërt në një klasë të përbashkët.

Nxënësit nuk kanë rrugë tjetër, veçse të udhëtojnë për disa orë në këmbë për të kapur orët e mësimit në një shkollë tjetër, ose të rrezikojnë të mbeten analfabet.
 

Mure të çara, dritare pa xhama, banka e karrige të vjetra e të dëmtuara janë kushtet me të cilat përballen çdo ditë këta nxënës. Mësuesja e tyre nuk pranon të prononcohet dhe të mos komentojë mbi situatën në fjalë.

Ndërkohë, në këtë fshat jetojnë rreth 70 familje, pasi shumë prej tyre janë zhvendosur në zona urbane, si pasojë e kushteve të vështira ekonomike.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›