E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, shpërthim eksplozivi në Fabrikën e Çimentos

Eksploziv ne Fabriken e Çimentos, në Fushë- Krujë, foto arkiv

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur pranë Fabrikës së Çimentos në  qytetin e Fushë-Krujës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para mesnatës dhe shpërthimi, ka ndodhur në linjën hekurudhore në hyrje të fabrikës.

Policia bënë me dije se, sasia e lëndës eksplozive ishte e vendosur në linjën që lidh Fabrikën e Çimentos me linjën hekurudhore kombëtare  dhe shpërthimi është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes. Gjithashtu, mësohet se nuk ka patur të lënduar në njerëz nga shpërthimi, ndërsa raportohen për dëme të mëdha materiale.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vendosjes së eksplozivit, si edhe autorët e tij, ndërsa mësohet se deri me tani janë shoqëruar rreth 20 persona dhe pritet edhe shoqërimi i personave të tjerë. Prokuroria e Durrësit dhe Krujës nisin hetimet. Kjo ngjarje vjen dy ditë pasi aksioneri kryesor i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë është marrë sërish në pyetje nga anëtarët e grupit hetimor që po kryen verifikime lidhur me vrasjen e shtetasit Palestinez Anwar Rizik. Ai akuzoi anëtarët e fisit Zalla të cilët sipas tij i kanë kërcënuar herë pas herë me jetë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›