E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerezit qe nuk degjojne dhe nuk flasin kane te drejten e arsimimit

Njerëzit që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin, kanë të drejtën e arsimimit ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë.

Ndër kërkesat më të domosdoshme për arsimimin e kësaj kategorie, është zyrtarizimi i gjuhës së shenjave në sistemin shkollor.

Aktualisht, e vetmja shkollë e arsimimit specifik për këtë kategori, është Instituti i nxënësve që nuk dëgjojnë, në ciklin 9-vjeçar.

Eduard Ajazi , drejtor i shoqatës kombëtare të njerëzve që nuk dëgjojnë shprehet se personat e kësaj kategorie e kanë të vështirë të arsimohen pasi asnjëra prej shkollave nuk ofron shërbimin e një interpreti, i cili të asistojë me interpretim gjatë procesit mësimor.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›