Reuters Turizmi Shqiperia nje sekret i Evropes qe qeveria po e promovon shume mire
Bregdeti i Durrësit ofron gjithçka për të kaluar një ditë relaksuese dhe zbavitëse.
Kështu e nis reportazhin gjiganti “Reuters”, që i kushton një hapësirë turizmit në vendin tonë.
Për turistin amerikan Nik Saintangelo, kjo pjesë e bregdetit plotëson 450 km të vijës bregdetare të Shqipërisë.
“Nuk kemi qenë kurrë në këtë pjesë të Evropës, por na pëlqen. Jemi vërtet të surprizuar nga kjo eksperiencë e re dhe po kënaqemi shumë”.
Sipas qeverisë shqiptare, statistikat nga janari deri në gusht të këtij viti flasin për mbi 2.12 milionë turistë të huaj që kanë hyrë në Shqipëri, rreth 300 mijë më shumë se viti 2010.
Pjesa më e madhe e turistëve janë nga Evropa dhe SHBA.
Qeveria thotë se në disa zona, numri i turistëve është dyfishuar.
Shqipëria mund të jetë sekreti i fundit i Evropës, dhe qeveria po bën gjithçka për të promovuar sa më mirë vendin për të huajt.
Dy vitet e fundit janë bërë investime të mëdha në infrastrukturën rrugore, përfshirë këtu dhe të ashtuquajturën “rruga e kombit” që lidh Durrësin me Kosovën e që kushtoi me shume se 1 miliardë dollarë”, shkruan Reuters.
Ministri Bumçi thotë se është vështirë të jepet një numër i saktë turistësh që e kanë vizituar Shqipërinë, dhe kjo për faktin se shumë biznese nuk regjistrojnë klientët e tyre për të evituar taksat.
“Reuters” shkruan se Shqipëria ka një trashëgimi të pasur kulturore me rreth 300 kështjella, kisha ortodokse dhe katolike, xhami dhe shumë site arkeologjike.
Fluksi më i madh i turisteve u përket muajve korrik e gusht, ndërsa qeveria po bën të gjitha përpjekjet që aktiviteti turistik të shtrihet në të gjithë vitin, pasi përveç detit, Shqipëria ka dhe një turizëm të mrekullueshëm malor dhe kulturor.
Dardha është një fshat i vogël në Korçë, mjaft i njohur që në periudhën e regjimit komunist.
Edhe këtë vit, fshati ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh.
Është e qartë që Shqipëria është kthyer tashmë në një destinacion turistik mjaft të preferuar për turistët e huaj.
Këtë e tregon jo vetëm numri i lartë i turistëve, por dhe vëmendja e mediave prestigjioze ndërkombëtare.