40 paciente talasemike per here te pare nje analize kockore
40 pacientë talasemikë nga rrethi i Lushnjës do t’i nënshtrohen për herë të parë, një lloj analize kockore.
Ky ekzaminim bëhet të paktën një herë në vit, pasi nëpërmjet tij pacientët marrin të dhëna nëse do të kenë një jetë normale ose jo.
Analiza e densitetit kockor dhe matja e hormoneve do të bëhet në laboratorin e hemoglobinopative në bankën e gjakut Lushnjë.
Sipas mjekëve, kjo kategori e të sëmurëve, përveç analizave mujore, një herë në vit duhet t’i kushtojnë rendësi analizave hormonale.
Ky ekzaminim është mjaft i rëndësishëm pasi rritja dhe zhvillimi i kockës tek talasemikët është problematike.
Në rastet e bërjes së kësaj analize, një i prekur nga talasemia është në gjendje të analizojë vazhdimësinë e një jete normale, që do të thote nëse do të lindin trashëgimtarë të shëndetshëm ose jo.
Në rrethin e Lushnjës marrin gjak mbi 250 talasemikë, një numër ky shqetësues për popullsinë vendase.