E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, tregu i fruta-perimeve i ndotur, rrezik për infeksione

Tregu i frutave- perimeve në Fushë Krujë edhe pse është një nga tregjet më të mëdhenj të këtij rrethi situata është alarmante për shkak të ndotjes. Në të njëjtin vend tregtohet dhe hidhen plehra duke rritur në këtë mënyrë rriskun e përhapjeve të barkerive dhe infeksionve te ndyshme. Përveç frutave perimeve, në këtë treg shiten edhe produktet me origjinë shtatëzore duke rritur edhe më tej rrezikun e konsumatorëve. Tregtarët thonë se këtë e kanë të vetmen mënyrë jetese ndërsa apleojnë bashkinë për të marrë masa për sistemin e tregut.
Ndësa krytari i bashkisë së Fushë Krujës Gjon Bardhi thotë se e njeh mjaft mirë këtë situatë por nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në të.
E ndërsa temperatuat janë të larta, ky treg është lënë në mëshirë të fatit dhe produktet janë tërsisht të ekspozuar në diell. Produktet që tregëtohen në mënyrë të tillë jo vetëm që humbin shijen por në rast se konsumohen riskojnë të kthehen në helmues për qytetarët.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›