Përmet, rritet numri i të papunëve, kërkojnë asistencë sociale
Ka një rritje të numrit të personave që po kërkojnë asistence sociale në bashkinë e Përmetit. Autoritet thonë se kjo ka ndodhur për shkak të situatës ekonomike dhe në anën tjetër ardhja e emigrantëve që nuk e kanë ende një punë në Shqipëri. Regjistrimi për asistencë sociale dhe në listët e papunësve ka rritur ndjeshëm brenda këtij 8 mujori numrin e të papunëve të cilët janë të regjistuar si të tillë. Nënkryetari i bashkisë së Përmetit Vasil Pano thotë se ditët e fundit në këtë instuitucion janë regjistuar 1 familje të kthyera nga Greqia të cilët kanë aplikuar në zyrat e mbështetjes sociale.
Nga ana tjetër në rritje të papunësisë ka ndikuar edhe mbyllja e aktiviteteve të bizneve. Ata që po i mbijetojnë kësaj situate të vështirë, thonë se ka rënë fuqia blerëse. Ndërsa përgjatë 2012 janë hapur vetëm 5 biznese të reja ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre fshehin aktivitetin ekonomik.
Më herët Ministria e Punës ka bërë të ditur se të gjithë emigrantët e kthyer do të përfshihen në skema të veçanta për riintegrimin e tyre ndërsa do të ndihmohen edhe me kredi të buta për aktivitetin e ekonomik. Pavarësisht këtyre nismave, në Përmet përgjatë 2012, bashkia ka evidentuar një listë të tërë të të papunëve dhe ata që kërkojnë të marrin asistencë sociale.