Shkoder vijon rritja e nivelit te ujit

Situata ne qytetin e Shkodres vazhdon te perkeqesohet. Uji ka hyre sot me ne brendesi te qytetit nderkohe qe eshte rritur niveli i ujit ne pjeset e permbytura me pare.
Aktualisht 7 lagje te qytetit Bahcalleku AjasmaLiria XhabiajLivadhe Salo Halili te cilat perfaqesojne gjysmen e qytetit jane te permbytura nga uji.
Per banoret e vetmja menyre levizje mbeten varkat pasi uji ne kete pjese te qytetit eshte rreth nje meter. Ne disa lagje ujerat e zeza kane mbuluara rruget dhe mungesa e higjienes mbetet nje alarm rreziku i vazhdueshem. Banoret ankohen edhe per mungesen e ujit te pijshem dhe ushqimeve.
Nderkohe dy prej lagjeve perballe qytetit ne Shiroke dhe Zogaj jane teresisht te izoluara nga uji. Sipas banoreve niveli i ujit ka arritur ne gati 2 metra.
E rrethuar nga gjitha anet me prurjet e lumejve dhe liqeneve Shkodra pak nga pak po merr pamjen e nje ishulli.