Fushë Krujë, vritet një person në fabrikën e çimentos
FUSHE KRUJE- Vrasje me armë në fabrikën e cimentos në Fushë Krujë. Roja i fabrikës së vjetër të cimentos me iniciale M.R, ka vrarë me armë zjarri një person që dyshohet se kishte hyrë në brendësi të fabrikës për të vjedhur.
Policia dyshon se 17 vjecari Avdyl Zalla kishte hyrë për të vjedhur në fabrikë, ndërsa mësohet se ai është dërguar i plagosur drejt Spitalit Ushtarak por nuk ka mundur ti shpëtojë plagëve.
Ndërkaq policia bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat rojen e fabrikës ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë, roja ka pretenduar se i ka bërë thirrje 17 vjecarit të largohej duke tentuar ta trembë përmes disa plumbave të shkrepur në ajër por sipas tij, i riu nuk është bindur.
(e.n/BalkanWeb)