Kosova në Hagë, Hyseni: Jemi përgatitur mirë
HAGE- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni deklaroi sot se Kosova është përgatitur mirë për ta mbrojtur pavarësinë e saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Ne do të paraqesim gjatë tre orëve argumente të fuqishme në mbrojtje të së drejtës së Kosovës për të qenë shtet i pavarur dhe sovran, përkatësisht në mbrojtje të vullnetit politik të popullit të Kosovës për shtetësi dhe pavarësi. Të gjitha përgatitjet e mundshme janë bërë dhe nuk është lënë asnjë argument valid për Gjykatën pa u përfshi gjatë prezantimit, qoftë me shkrim, qoftë gjatë prezantimit me gojë që do ta kemi me 1 dhjetor”, theksoi Hyseni për emdiat kosovare.
Hyseni tashmë ndodhet në Hagë ku do të zhvillojë takime me ekspertët ligjorë ndërkombëtarë, me qëllim harmonizimin përfundimtar dhe finalizimin e deklaratave, të cilat do të prezantohen para Gjykatës.
Nga ana tjetër Presidenti serb, Boris Tadiq beson se argumentimi rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, “është në anën e Serbisë”.
Tadiq, në një intervistë për “Veçernje Novosti” ka thënë se ai beson se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta ketë parasysh faktin e rrezikut për marrëdhëniet ndërkombëtare-juridike.
Mbi tridhjetë shtete do të paraqesin argumente rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në seancën publike dëgjimore në Gjykatën e Botës në Hagë, që fillon të martën dhe zgjat deri më 11 dhjetor.
Pavarësinë e Kosovës në Gjykatën e Drejtësisë do ta mbrojnë: Shqipëria, Austria, Bahreini, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermani, Jordania, Holanda, Norvegjia, Arabia Saudite, Britania e Madhe, SHBA-ja si dhe delegacioni i Kosovës. Ndërkaq, argumente kundër ligjshmërisë së pavarësisë së shtetit të ri do të paraqesin: Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazili, Burundi, Kina, Qiproja, Laosi, Rumania, Rusia, Spanja, Venezuela, Vietnami si dhe delegacioni serb.
(e.n/BalkanWeb)