E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, vetëvritet me armën e shërbimit ushtari i KFOR-it

PRISHTINË- Vret vetën një ushtar i KFOR-it në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate për shtyp të lëshuar nga KFOR.

"Në orët e para të ditës së sotme, 29 nëntor 2009, një nënoficer 23 vjeçar vrau veten me armën zyrtare në kampin Film City në Prishtinë. Ushtarët e KFOR-it i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes së tij. Të afërmit e ushtarit janë informuar tashmë", thuhet në deklaratë

Ende nuk janë të qarta shkaqet që shtynë ushtarin 23 vjecar ti japë fund jetës me armën e shërbimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›