E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, zjarrfikësit lokalizojnë vatrën e zjarrit

Sërish vatra zjarri në Fushë-Krujë. Një zjarr i cili është sinjalizuar se ka filluar në mesditë, mësohet se ka përparuar drejtë stacionit të autobuzave duke djegur rreth 50 ha shkurre. Zjarrëfikësit nga Durrësi kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa flakët janë hapur me shpejtësi si pasojë e temperaturave të larta. Zjarrfikësit lokalizuan flakët e zjarrit që u afruan shumë pranë banesave.

Sipas burimeve, aktualisht zjarrfikësit së bashku me banorët e fshatrave po luftojnë për të normalizuar situatën. Ndërkohë, policia ka nisur një procedurë ligjore për të identifikuar zjarrvënësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›