Elbasan, gjendet i mbytur në një kanal uji 80-vjeçari

Në rrethana të paqarta, një mashkull në të 80-tat është gjetur i mbytur në kanalin “Naum Panxhi” në fshatin Thanë të Elbasanit.
Policia gjatë kërkimit nëpër kanal kanë arritur që të gjejnë trupin e viktimës pa shenja jete. Viktima Haziz Eshja u gjend nga banorët e fshatit.
Grupi hetimor po kryen veprimet ku ka rezultuar se në trupin e viktimës nuk ka asnjë shenjë dhune, por shkaku paraparak i mbytjes rezulton të jetë vdekje aksidentale.
Mësohet se viktima është banor në fshatin Bujqës. Nga ana e sherbimeve te policise vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kesaj ngjarje, si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.