Vendimi i Gjykatës, forcat RENEA në minierë

Vijon të agravohet situata në Bulqizë, ku minatorët vijojnë me të njëjtën taktikë, ndonëse ndodhen brenda në nivelin e 14-të të nëntokës. Forcat e policisë në ambientet e jashtme të minierës, forca të RENEAS dhe të ndërhyrjes së shpejtë janë një tjetër tablo e asaj cfarë është servirur gjatë oreve te fundit.
Ndërkaq, rreth 20 fugona të policisë janë pranë këtyre mjediseve, por ende nuk dihen se nga kanë ardhur këto përforcime. Pas këtyre përpjekjeve, një numër i madh minatorësh jashtë galerish kanë bllokuar hyrjet me minierën dhe nga ana tjetër grevistët kërcënojnë nëse tentohet të nxirren me dhunë.
Në ditën e 26 të grevë së urisë, përfaqësues të Përmbarimit kanë mbërritur në Bulqizë, për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës së Dibrës. Ka qënë kjo arsyeja në të cilën situata është tensionuar më tej.